Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë disa nga sëmundjet e fëmijëve

Jetë 24/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fjala sëmundjet e fëmijëve përfshin shumë sëmundje, nga të cilat mund të sëmuren fëmijët. Sëmundjet më të zakonshme të fëmijëve do të përshkruhen këtu:

Variçella (skoldkopper)

 Një fëmijë me variçellë mund t’jua ngjisi fëmijëve të tjerë, para se vetë sëmundja të shfaqi shenjat e saj.

Kjo ndodh për shkak se duhet të kalojnë të paktën dy javë që kur fëmijës i është ngjitur sëmundja derisa ti shfaqen fshikëza të kuqe nëpër të gjithë trupin. Fëmija mund të ketë temperaturë, dhe fshikëzat e kuqe mund ti kruhen shumë. Fëmija duhet të qëndrojë në shtëpi, derisa koret nga fshikëzat ti kenë rënë, dhe nga plagët e vogla nuk rrjedhin më sekrecione.

“Sëmundja e pëllëmbës” (lussingesyge)

Lussingesyge kap fëmijët sidomos në moshat midis pesë dhe dymbëdhjetë vjeç. Që nga koha që i ngjitet sëmundja e derisa sëmundja shfaqet, kalojnë rreth dy javë. Sëmundja shfaqet si një skuqje në faqe ( që ngjan si një qëllim me pëllëmbë), në krahë dhe këmbë. Kur gruaja është shtatzanë duhet të mos ti ngjitet kjo sëmundje sepse mund të shkaktoj abort spontan të fetusit. Prandaj institucionet ditore që kanë fëmijë me këtë sëmundje, duhet të lajmërojnë dhe tua bëjnë të ditur të tjerëve.

Kolla e mirë (kighoste)

Kur fëmijës i është ngjitur kolla e mirë kalojnë një deri në dy javë para se sëmundja të shfaqet. Sëmundja shkakton kollitje të gjata , shpesh natën që shoqërohen me një frymëmarrje gërvishtëse dhe ndonjëherë me të vjella. Sëmundja ngjitet kryesisht javën e parë prandaj në këtë periudhë është mirë që fëmija mos të jetë në kontakt me fëmijët e tjerë (sidomos me fëmijë nën moshën një vjeç, sepse te këta sëmundja mund të jetë vdekje prurëse).

Ethja e skarlatinës (skarlagensfeber)

Që kur fëmijës i ngjitet sëmundja derisa sëmundja shfaqet kalojnë tre ditë deri në një javë. Sëmundja shkakton infeksion të grykës, (dhimbje gryke) dhe të skuqura në kofshë dhe nën krahë. Gjuha mund të reagojë gjithashtu duke u bërë e ashpër me njolla dhe e kuqe. Ethja e skarlatinës trajtohet me antibiotikë që ndihmojnë menjëherë. Pas reth tre ditësh të trajtimit me antibiotikë fëmija nuk ja ngjit më sëmundjen të tjerëve.

Ethja tre ditore (tredagesfeber)

Ethja tre ditore kap kryesisht vetëm fëmijët nga gjashtë muajsh deri në tre vjet. Që kur fëmijës i është ngjitur sëmundja derisa sëmundja shfaqet , kalojnë reth dy javë. Sëmundja fillon me një temperaturë të lartë (deri në 40º C). Pas tre ditësh ethja ulet menjëherë, dhe shfaqet një skuqje, që fillon në trup dhe pastaj përhapet nëpër krahë dhe këmbë. Skuqja zhduket kryesisht pas 12 orësh.

Sëmundja dorë-këmbë-gojë” (hånd-fod-mund-sygdom)

Që kur fëmijës i është ngjitur sëmundja derisa sëmundja shfaqet kalojnë dy deri në tre ditë. Sëmundja shfaqet me fshikëza të vogla në gojë, në duar dhe këmbë. Sëmundja shoqërohet gjithashtu me ethe. Fëmija mund tua ngjisë sëmundjen fëmijëve të tjerë sa kohë ka fshikëza në vendet e përmendura më lartë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi luftohet diabeti me qumështin e gjirit
Artikulli i rradhës 1000 ditët e para, të rëndësishme për gjithë jetën

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.