Pak qaste më parë Insituti Kombëtar ka njoftuar se nga 464 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 61 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit janë raportuar dy viktima si pasojë e virusit korona, kurse 119 pacientë janë shëruar shkruan GazetaShneta.
Nga 61 raste pozitive, këto janë komunat me raste pozitve: komuna Prishtinë 19 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë.
Aktualisht, vendi ynë ka 15,063 të infektuar, 613 viktima, 12,570 të shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 1,880./GazetaShneta/