Këto janë komunat që regjistruan 564 raste pozitive me Covid-19

2021-03-05 në ora 15:10

Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 3,192 testime të kryera janë konfirmuar 564 raste pozitive me Covid-19.

Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë shtatë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (66 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (79 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 71.908 raste nga 322.530 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.634 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 380 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 61,394.

Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 228 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 36 raste, Mitrovicë 33 raste, Vushtrri 30 raste, Gjilan 29 raste, Kamenicë 23 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Lipjan 14 raste, Pejë 13 raste, Rahovec 11 raste, Viti 11 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Klinë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Istog 4 raste, Shtime 4 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 3 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Shtërpcë.

Aktualisht, vendi ynë po përballet me 8,880 raste aktive./GazetaShneta/