Këto janë produktet e vjeshtës që sjellin plot përfitime për shëndetin

2017-10-26 në ora 09:06

Ndryshimi i stinëve ndryshon edhe sjelljet tona, shtohet dëshira për të kaluar mbrëmjet në shtëpi, të darkosh në mënyrë të qetë por edhe të shijosh ndonjë pjatë më shumë.

Natyra na sjell produktet e stinës që janë super ushqime, me ngjyra dhe plot veti përfituese, të nevojshme për organizmin tonë për të përballuar të ftohtat e stinës.

Këto janë ushqimet më të mira për këtë sezon dhe mos i largoni nga tavolina.

Shega

Është një virtyt i rrallë, e pasur me kripëra minerale, mes të cialve zink, mangan, kalium, fosfor dhe bakër. Përmban antioksidantë dhe fibra, dhe është shumë i pasur me vitamina, sidomos A, C, dhe K.

Rrushi

E pasur me antioksidantë, të nevojshëm për të luftuar plakjen e indeve, dhe plofenolë, që favorizojnë qarkullimin. Për aftësitë e tij pastruese është i nevojshëm për detoksifikim, dhe përdoret dhe në kozmetikë.

Gështenjat

Janë të pasura me karbohidrate prandaj nuk duhen konsumuar shumë nëse dëshironi të humbni peshë, por përmbajnë mjaft proteina dhe kripëra minerale. Mielli përdoret shumë për prodhimet e brumit, pasi nuk përmban gluten.

Kungull

Është një burim i mirë i vitaminës A, Omega 3, antioksidantë dhe karotenoide.

Lakra dhe brokoli

Jo të gjithë e duan shijen e tyre, e sidomos erën, por janë një burim i pasur i vitaminës C, kalciumit, dhe acideve yndyrore thelbësore. E rëndësishme është që të gatuhen sa më pak, pasi vitamina C është delikate, dhe përkeqësohet me nxehtësinë. Më mirë shmangni zjerien dhe përdorni gatimin me avull.

Molla

Janë fruti kryesor i vjeshtës, përmbajnë pak kalori dhe janë një mesvakti mirë për të thyer urinë. Janë një burim i rëndësishëm fibrash dhe vitaminash dhe është mirë ti konsumoni me lëkurë.

Dardhat

Të shijshme dhe me lëng, të pasura me vitamina e fibra. Janë të shijshme dhe kur janë të gatuara apo kur bëni ëmbëlsirë me to.

Kivi

Mjaft të pasura me vitaminë C, madje më shumë se agrumetdhe është mënyra më e mirë e furnizimit të organizmit me këtë substancë që forcon sistemin imunitar.

Agrumet

Portokallet dhe limonat, mjaft të shijshme dhe mund ti konsumoni me feta, të shtrydhur, smoothie dhe sallatë.Nuk duhet të mungojë as bergamoti e as qitro, të pasura me vitamina dhe antioksidantë natyral.

Spinaqi

Përmbajnë një sasi të mjaftueshme hekuri dhe kanë vitamina dhe kripëra minerale.