Familjet që mbajnë kafshë ose shpezë në shtëpi tashmë e dinë se vendimi që kanë marrë për ta futur brenda, vjen me disa obligime.
Pasja e një kafshe shtëpiake është njëlloj sikur familjes tuaj i shtohet një anëtar i ri në familje, shkruan në blogun WhatToExpect, përcjellë GazetaShneta.
E nëse edhe ju jeni duke e konsideruar mundësinë që të shtoni një anëtar të ri leshatuk në shtëpinë tuaj, duhet që së pari të reflektoni mbi këtë vendim; mos u ngutni të bëni hapa të gabuar vetëm pse fëmija juaj është fiksuar pas një kotele ose qenushi.
1. Si ndihet fëmija juaj në raport me kafshët?
Nëse ju jeni kafshë dashës por të njejtën gjë nuk e vëreni tek fëmijët tuaj, atëherë do ishte vendim i gabuar ta merrni në shtëpi një të tillë. Edhe në qoftëse fëmijët entuziasmohen për një moment, duhet ta keni parasysh që pas në kohë ata mund të shfaqin sjellje jo normale për shkak të frikës.
2. A keni fëmijë gjentilë?
Ta pranojmë! Fëmijët shpesh din të bëjën sjellje tejet agresive. Përderisa ju si prindër e kuptoni që një e goditur e papritur në fytyrën tuaj mund të harrohet lehtë, një gjest i tillë do e dëmtojë emocionalisht një kafshë nëse ndoshë. Të keni parasysh përgjegjësinë që keni ndaj botës së kafshëve e shpezëve.
3. A keni hapësirë të mjaftueshme?
Një kusht tjetër që duhet plotësuar është edhe hapësira e mjaftueshme në shtëpinë tuaj. Si fëmjët ashtu edhe kafshët janë të lëvizshëm, andaj duhet të siguroni vend të bollshëm që te gjithë të mund të veprojnë lirshëm nëpër shtëpi. Përndryshe konsideroni të merrni njjë kafshë të vogël që nuk lëviz edhe aq.
4. A keni kohë të mjaftueshme për tu përkujdesur?
Një prej kushteve më të rëndësishme: KOHA! Nëse e dini se nuk mund të kaloni shumë kohë në shtëpi atëherë idea për kafshe shtëpiake duhet të presë deri sa fëmijët të rriten. Nëse kafshët lihen vetëm në shtëpi për një kohë të gjatë, jo vetëm se do e shkatërrojnë shtëpinë ngase s’kane ku ta qojnë energjinë, por ajo ndikon edhe në shëndetin e tyre mendor. Kushtojini kohë për përkdhjelje dhe shetitje të bollshme
5. Fëmijët mund t’i ushqejnë me objekte të dëmshme?
Përderisa fëmijët janë ende të vegjël ata mund t’i ushqejnë kafshët me objekte jo ushqimore, sepse ashtu janë duke eksploruar botën edhe për vete. Preferohet që fëmijët të jenë 2 vjeç e lartë për të kuptuar se kafshët shtëpiake (qeni, maca, etj) e kanë ushqimin e tyre të caktuar.
6. Si qëndroni me alergjitë?
Nëse keni vendosur të merrni kafshën në shtëpi, duhet që patjetër të siguroheni se ju ose fëmijët nuk kanë alergji. Mundohuni të kontrolloni shëndetin tuaj në mënyrë që të mos keni reaksione nga lëkura e kafshëve.
7. A mund t’ia dilni me një shtëpi që s’është gjithmonë e pastuar
Ky është një fakt i ditur sepse duhet pasur parasysh se kafshët nuk kujdesen për veten e tyre sa i përket nevojave fiziologjike. Kjo rregullohet edhe me trajnimin e kafshës; por duhet ta dini se edhe për shkak të kohës, disa gjëra rreth shtëpisë mund të ju dalin nga kontrolli.
8. A jeni në gjendje stabile financiare për një “anëtar” shtesë?
Ta keni parasysh se edhe kafshët meritojnë përkujdesin e tyre, qoftë edhe nga ana materiale. Përpos strehimit dhe ushqimit, kafshët duhet të kontrollohen rregullisht tek veterinary dhe të marrin vaksinat e rregullta. Kjo kërkon kohë por edhe vizita të shpeshta në veterinary.
– Nëse jeni përgjigjur me JO në shumicën e pyetjeve kjo nuk do të thotë qe duhet të shqetësoheni. Thjeshtë ju duhet edhe pak kohë që fëmijët tuaj të pjeken aq sa të kuptojnë që karahas dëshirës për të pasur një mik me 4 këmbë (ose kafshe e shpend tjetër), ata duhet të mbajnë edhe përgjegjësinë për mirëqenien dhe mirambajtjen e tyre. /GazetaShneta/