Ndërsa koronavirusi shndërrohet dhe krijon shtame të reja të sëmundjes, njëri po bëhet gjithnjë e më i përhapur në SHBA dhe ai është B.1.1.7, i njohur si varianti i Mbretërisë së Bashkuar.
Që nga 9 shkurt, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vlerësojnë të ketë 932 raste të llojit të ri të pranishëm në SHBA, të shpërndara në 34 shtete të ndryshme shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Por një studim të ri nga Instituti i Kërkimeve Scripps në La Jolla – Kaliforni, u zbulua se numri i rasteve të variantit të Mbretërisë së Bashkuar po dyfishohet çdo 10 ditë, kështu që padyshim është diçka për të kërkuar.
Ka shumë mbivendosje midis simptomave të llojit ekzistues dominant dhe atij të riut nga Mbretëria e Bashkuar.
Por një rishikim i ri i madh i rasteve nga Imperial College London po sugjeron që një simptomë Covid ka gjithnjë e më shumë gjasa të shfaqet me Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërsa një kollë ka qenë gjithmonë një shenjë e Covidit, ajo është bërë gjithnjë e më e zakonshme me variantin e Mbretërisë së Bashkuar sesa humbja e nuhatjes, e cila ka qenë prej kohësh shenja treguese e Covidit.
Pastaj, dhimbjet e kokës u raportuan kryesisht tek të rinjtë midis moshës 5 deri në 17 vjeç, por kjo simptomë e zakonshme preku 24.2 përqind të pacientëve të anketuar nga Kolegji Imperial së fundmi.
Në total prej 16.0 përqind e pacientëve pozitiv raportuan se kishin dhimbje muskulore në janar, por ishte më e zakonshme tek ata midis moshave 18 dhe 54 vjeç.
E në anën tjetër me 11.5 përqind e pacientëve të studiuar kanë raportuar se oreksi i tyre ishte zvogëluar, dhe kjo gjendje ishte më e zakonshme tek ata mbi 18 vjeç. /Gazeta Shneta/