Varianti i ri Omicron me origjinë nga Afrika e Jugut, është vendosur në të paktën 24 vende deri më tani, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Ekspertët e virologjisë paralajmërojnë se ka ende shumë që nuk dimë për versionin e fundit të virusit, pasi ai u identifikua vetëm me 24 nëntor, por ka shqetësime se numri i lartë i mutacioneve në variantin Omicron mund ta bëjë atë të përhapet më lehtë dhe të shmang përgjigjet imune, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Kardiologu Elad Maor, që punonte në Tel Aviv, Izrael, ishte i pari izraelit që doli pozitiv për variantin e ri Omicron më 27 nëntor, sipas The New York Times.
Dr. Maor tha për burimin amerikan se simptomat që ai përjetoi pas testimit pozitiv përfshinin ethe, dhimbje të fytit dhe dhimbje të muskujve.
Ndër të tjera, ai theksoi se nuk filloi të ndihej më mirë edhe pas pesë ditëve të më vonshme dhe ishte i shqetësuar se varianti e kishte goditur aq shumë edhe pse ai ishte plotësisht i vaksinuar.
“Pavarësisht gjithçkaje, pavarësisht vaksinave dhe dozës përforcuese, unë isha në shtrat për 48 orë”, tha Dr. Maor për New York Times në një intervistë telefonike.
Por këto janë ende simptoma të lehta në krahasim me atë që disa kanë përjetuar me virusin.
Ndërkohë, Angelique Coetzee, një mjeke e Afrikës së Jugut me një praktikë private në Pretoria dhe kryetare e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut (SAMA), kohët e fundit tha për The Telegraph se ajo kishte parë raste të Omicron që po shfaqeshin me simptoma të çuditshme, por të lehta.
“Simptomat e tyre ishin kaq të ndryshme dhe kaq të buta nga ato që kisha trajtuar më parë,” tha Dr. Coetzee, duke vënë në dukje se shumica e pacientëve të Omicron që ajo kishte trajtuar mbërritën “duke u ndjerë të lodhur” si njëra nga simptomat kryesore. Por asnjë nga pacientët nuk kishte vuajtur nga humbja e shijes ose nuhatjes, e cila ka qenë një simptomë treguese e COVID me variantet e mëparshme. /Gazeta Shneta/