Një delegacion i Qeverisë japoneze ka vizituar sot QKUK-në ku janë takuar edhe me drejtorin e përgjithshëm të SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu.
Takimi është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit, ku Qeveria e Japonisë ka ndarë një donacion me pajisje në vlerë 1.1 milion euro, shkruan Gazeta Shneta.
Nga ky donacionin do të përfitojnë; Klinika e Neurologjisë ku do të pajiset me CT -16 shtresore dhe një ultrazë dopler për ekzaminime neurologjike, Klinika e Gastroenterolgjisë do të përfitoj nga ky donacion një aparat për gastroskopi dhe kollonoskopi, Klinika Infektive një rentgen digjital, Klinika e Urologjisë, do të pajiset me Urotroskop fleksibil, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare me ultrazë dopler, dhe në Klinikën e Pulmologjisë me një bronkoskop.
Drejtori i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu falënderoj zyrtarët e Qeverisë japoneze për ndihmesat e deritashme. Po ashtu edhe për donacionin dhe bashkëpunimin e deritashëm që ka pasur dhe vazhdon të ketë me Qeverinë japoneze, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/