Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto probleme i tregon djegia e këmbëve

Jetë 09/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Djegia e këmbëve”- ndjesia e djegies në këmbë mund të jetë e lehtë ose në gjendje shumë të rënduar. Dhimbja nga ndjesia e djegies në këmbë shpeshherë ndikon në gjumin e natës.

Në raste të veçanta, ajo shoqërohet me ndjesinë e shpimit me gjilpërë, nga mpirja dhe ndonjëherë nga të dyja këto shruan Gazeta Express transmeton Gazeta Shneta.

Ndjesia e djegies në këmbë mund t’i referohemi dhe si therje në këmbë ose parestezia.

Shkaqet

Ndonëse lodhja ose infeksioni i lëkurës shkaktojnë përkohësisht ndjesinë e djegies në këmbë, ajo shpeshherë vjen si pasojë e dëmtimit nervor (neuropati periferike). Ky i fundit ndodh për shkaqe të ndryshme, ku përfshihet: diabeti, alkoolizimi, ekspozimi ndaj toksinave, mungesa e vitaminës B ose nga HIV/AIDS.

Disa nga shkaqet e ndjesisë së djegies në këmbë:

Abuzimi me alkoolin

Këmbët e atletit (infeksioni mykotik i këmbës)

Kimioterapia

Sëmundja kronike e veshkave

Neuropatia diabetike (dëmtimi nervor i shkaktuar nga diabeti)

HIV/AIDS

Hipotiretoza (tiroidi joaktiv)

Sindroma e tunelit tarsal

Anemia

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?

Kërkoni ndihmë mjekësorë nëse:

Ndjesia e djegies në këmbë shfaqet papritur, veçanërisht nëse jeni ekspozuar ndaj një lloj toksine.

Keni një plagë të infektuar, sidomos nëse vuani nga diabeti.

Lini një vizitë me mjekun nëse:

Vazhdoni të përjetoni dhimbje ndonëse keni disa javë që po trajtoheni në kushte shtëpie.

Vëreni që simptomat po përkeqësohen dhe bëhen më të dhimbshme.

Ndieni sikur djegia po përhapet në të gjithë këmbën.

Nuk i ndieni më këmbët apo gishtat e këmbëve.

Nëse ndjesia e djegies në këmbë është e vazhdueshme ose nëse nuk ka një arsye të dukshme, atëherë mjeku do të kryejë ekzaminime për të përcaktuar nëse vjen si pasojë e ndonjë gjendje të caktuar shëndetësore që shkakton neuropati periferike. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakStilisti i njohur shqiptar zbulon sekretin rreth shtatzënisë së gruas së tij
Artikulli i rradhës 5 Arsyet që bebi juaj mund të lindë me peshë të vogël

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.