Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto shenja ju tregojnë se keni probleme me zorrët

Jetë 01/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Funksionimi siç duhet i zorrëve dhe sistemit tretës ndihmon me rënien në peshë, pastrimin e lëkurës dhe mbajtjen e humorit nën kontroll.

Dietologia australiane Anna Paredes ka ndarë disa nga shenjat më të zakonshme që paralajmërojnë për probleme të zorrëve dhe si të përmirësoni shëndetin e zorrës nëpërmjet edukimit të saj.

Kapsllëku dhe sindroma e zorrës së irrituar janë dy shenja që paralajmërojnë se zorrët nuk po funksionojnë siç duhet. Kapsllëku mund të çojë në fryrje të barkut dhe gazra. Gromësirat pas ngrënies lidhen gjithashtu shpesh me shëndetin e dobët të zorrës, dhe mund të jetë shenjë e intolerancës ndaj karbohidrateve.

Anna sugjeron që të konsumoni ushqime që ndihmojnë në tretje, si jeshillëqet, para se të hani një vakt të pasur me proteina.

“Për të ndihmuar në parandalimin dhe eliminimin e vakteve të patretura që fermentohen në zorrë, është e rëndësishme që të shtoni ushqime të caktuara në dietë për të lejuar tretjen e ushqimeve si duhet”, thotë ajo.

Nëse vazhdon t’ju vijë erë e keqe nga goja edhe pasi i keni larë dhëmbët, ose gjuha është mbuluar nga një shtresë e bardhë, duhet të kontrolloni shëndetin e zorrës.

Lëkura e thatë, puçrrat dhe aknet janë fatkeqësisht shenja që paralajmërojnë për probleme me zorrët, si dhe sistemi i dobët imunitar. Anna sugjeron që të pini 3 litra ujë çdo ditë për të mbajtur zorrët të hidratuar, nga ana tjetër edhe lëkurën dhe shëndetin e përgjithshëm.

Shumë gjendje të tjera shëndetësore fillojnë gjithashtu të përkeqësohen nga problemet me zorrët, si pamundësia për të rënë në peshë, depresioni ose mungesa e energjisë.

Prandaj, kini kujdes me dietën ushqimore dhe filloni të lëvizni trupin në mënyrë që të përmirësoni shëndetin e zorrës, njëkohësisht edhe gjendjen mendore dhe rënien në peshë.

Lëvizja e sistemit limfatik në trup është e rëndësishme për të shpëtuar nga toksinat nëpërmjet frymëmarrjes dhe djersitjes.

Abuzimi me laksativët gjithashtu mund të ndikojë në shëndetin e zorrës, duke qenë se ilaçet ose përzierjet bimore lëvizin vetëm ujin dhe ngadalësojnë lëvizjen e zorrëve.

Artikulli paraprakDisa sekrete për përdorimin e takave
Artikulli i rradhës Je shtatzënë dhe po martohesh, çfarë duhet të kesh parasyshë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.