Kur fëmija juaj është në mes të zemërimit, mund të jetë e vështirë për të mbajtur veten që edhe ju të mos zemëroheni po aq.
Nevrikosja ose “meltdoën” është një moment jo shumë I këndshëm që ju ndodhë të rriturve, por këtu nuk mund të përjashtohen as fëmijët. Fëmijët e rinj midis moshave 1 dhe 4 nuk kanë zhvilluar ende aftësi për të përballuar nevrikosjen andaj kur ata pësojnë këto sulme nervoze, është e vështirë ndonjëherë për të menaxhuar situatën.
Bëhet e vështirë në fakt atëherë kur prindërit nuk kanë gjetur mënyrat e duhura që ta shmangin fare një situatë të tillë, përcjellë GazetaShneta nga Parents.
Më poshtë janë të renditura disa metoda të lehta që të mund t’i menaxhoni më mirë situatat e tilla:
Bëni hapa konkretë për të parandaluar nevrikosjen
Vendosni një kohë të caktuar të lojës me fëmijën tuaj. Lejojeni që ata të marrin rolin udhëheqës në zgjedhjen e aktivitetit kurse ju kushtojani vëmendjen tuaj të plotë. Duke pasur atë përvojë të përbashkët pozitive do t’i jepni fëmijës tuaj një bazë më të mirë për ta qetësuar veten herën tjetër kur ai të shqetësohet.
Mos u përpiqni ta qetësoni
Injorojeni plotësisht përderisa e dini sigurt se ai nuk po e rrezikon veten dhe të tjerët fizikisht. Duke hequr tërësisht vëmendjen tuaj, ju nuk do të përforconi sjelljen e tij të padëshirueshme. Dilni nga dhoma dhe vendosni një kohë-matës për disa minuta për të kontrolluar atë. Nëse fëmija juaj fillon goditjet, kafshimin ose hedhjen e sendeve atëherë është koha për reagimin tuaj, përcjellë GazetaShneta.
Sa më shumë që të bërtasë aq me lëhtë t’i flisni
Arsyeja pse shumë shpesh fëmijët bërtasin dhe qajnë me zë të lartë është sepse ju po tentoni ta qetësoni duke përdorur ton po ashtu të lartë. Në këtë mënyra fëmija me pavetëdije don të barazojë tonin e tyre me tuajin. Nëse nevrikosja ju ndodhë në publik atëherë jepini atyre 2 zgjidhje, thuani “A të ulemi tek pushimorja afër” ose “Eja shkojmë në veturë dhe unë do të të dëgjoj deri në fund”. Kur fëmijët kanë para tyre dy mundësi, atyre u imponohet të zgjedhin njërën, rrjedhimisht do të ndalen së qari.
Kuptojeni nga i vijnë ato sjellje
Nervozizmat e fëmijës tuaj nuk ndodhin gjithmonë vetëm pse janë të llastuar. Kur ata janë duke u rritur normalisht se do të provojnë gjëra të reja që shpesh nuk ia arrijnë t’I bëjën të vetëm. Kjo mund t’I acarojë. Andaj flitni me gjuhë të butë dhe jo të komplikuar.
Lejojani hapësirën që ju duhet
Specialistët sygjerojnë që në disa rastë është mirë t’ua lejoni hapësirën e tyre personale. Sado që një nevrikosje e zhurmshme mund t’ju vë në siklet, tentoni që t’i kuptoni. Është më e lëhtë që ata t’I nxjerrin të gjitha emocionet jashtë. Kështu do të ndihen më të relaksuar dhe të gashëm për t’iu dëgjuar.
Jepuni një përqafim TË MAAAADH!
Kur fëmijët llastohen ose thjeshtë janë nevrikë, jo gjithmonë duhet t’u flisni ashpër. Po të niseni nga vetja juaj, do e kuptoni më lehtë se ndonjëherë gjërat ju dalin jashtë kontrollit. Kështu do I bëni të ndihen të mbrojtur.
Disa metoda tjera:
– Sygjeroni të hanë ushqimet e preferuara
– Buzëqeshni me të madhe
– Gjejeni një ambient ku fëmija e dini se ndihet rehat /GazetaShneta/
–