Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto ushqime kanë efekte mbrojtëse nga dielli

Jetë 11/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në verë bëhet akoma më e rëndësishme të kujdesesh për lëkurën, pasi rrezet e diellit nuk të falin dhe mund të shkaktojnë mjaft dëme.

Të gjithë e dimë sa e rëndësishme është të vendosësh krem mbrojtës, por shumë pak janë në dijeni të faktit se ka disa ushqime që ju japin mbrojtje disi më shumë.

Tashmë është e provuar që ushqimi është në bazë të një jete të shëndetshme dhe kur është e shëndetshme dhe e ekuilibruar ndihmon në parandalimin e sëmundjeve dhe shqetësimeve të ndryshme. Mes këtyre është dhe lëkura.

Ja cilat janë ushqimet që duhet të hani për të mbrojtur lëkurën nga dielli.

Salmoni

Sipas studimeve të ndryshme acidet yndyrore të serisë Omega 3 kanë një rol thelbësor në parandalimin e tumoreve të lëkurës. Omega 3, siç është vënë re, gjendet sidomos tek peshqit e mëdhenj, si salmoni apo peshku ton.

Frutat e thata

Siç duket, furtat e thata dhe farat kanë nivel të lartë të vitaminës E, që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmet e shkaktuara nga dielli, falë edhe vetive antioksidante dhe radikaleve të lira. Momenti më i mirë për të ngrënë është në mëngjes, për të shfrytëzuar efektet gjatë gjithë ditës.

Spinaqi

Vitamina C dhe një tjetër substancë që ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurë dhe dëmeve të shkaktuara nga dielli. Dihet që vitamina C ndodhet me shumicë tek agrumet. Por e dimë që portokalli dhe mandarina nuk e kanë tani stinën, por mund të zëvendësohen me fruta dhe perime të ngjyrës portokalli apo të kuqe, si karrota, pjepjri, luleshtrydhja dhe domatja. Por shumë pak njerëz e dinë që spinaqi ka një sasi të madhe të vitaminës C, i duhuri për t’i shtuar pak jeshillëk pjatës tuaj.

Boronicat

Antioksidantët mund të ndihmojnë në përthithjen e radikaleve të lira që veprojnë menjëherë në qelizat e lëkurës dhe ADN, duke shkaktuar plakje të lëkurës dhe melanomë.

Marrja e sasisë së njëjtë të antioksidantëve ndihmon në parandalimin e këtyre problemeve. Këto substanca janë në sasi të madhe tek bornociat, por edhe tek fasulet e kuqe, artiçoka, karota dhe vera e kuqe.

Veza

Vitamina D është një aleat i mirë për të forcuar kockat dhe sistemin imunitar dhe ajo gjendet më së miri tek veza. Burime të tjera të kësaj lënde ushqyese janë peshku yndyror, produktet e qumështit dhe të mëlçisë së viçit.

Domatet

Falë sasisë së madhe të likopeneve, domatet tregojnë se janë një aleat i mirë në luftën kundër rrezeve ultraviolet të diellit dhe dëmeve që mund të shkaktojnë në lëkurë.

Të freskëta dhe dietike, janë perfekte për verën, për tu vendosur në sallatë apo brusketa

Artikulli paraprakHoroskopi, 11 gusht 2017
Artikulli i rradhës Në Shqipëri nesër ndryshon moti, do të ketë edhe shi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.