Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kikirikët sërish rrezikojnë jetën e një fëmije, mjekët në QKUK arrijnë ta shpëtojnë

Lajme 19/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët në QKUK kanë shpëtuar një fëmijë, i cili ishte në rrezik për jetë, pasi disa kikirikë i kishin bllokuar tërësisht mushkërinë e djathtë.

Drejtori i Otorinolaringologjisë (ORL), Hajdin Thaçi, bashkë me ekipin mjekësor, kanë ndërhyrë urgjentisht dhe intervenimi ka përfunduar me sukses brenda 10 minutave, ndonëse kishin paralajmëruar familjen për situatën e ndërlikuar dhe pasojat eventuale.

“Bronku i djathtë ka qenë i tëri i bllokuar, fëmija ka marrë frymë vetëm me anën e majtë. Në këtë rast, mushkëria e djathtë ka qenë tërësisht e bllokuar dhe ne në fakt kemi filluar tërheqjen një nga një të copëzave të kikirikut”.

“Ka qenë një nga përmasat e mëdha të kikirikut, e cila e kishte bllokuar në tërësi bronkun, është dashur të thyhet dhe në e kemi heq në tërësi, kështu që fëmija menjëherë është ndjerë më mirë”, thotë Thaçi, citohet në njoftimin e QKUK-së, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas drejtorit Thaçi, në Klinikën e Otorinolaringologjisë, nuk ka vdekur asnjë fëmijë gjatë ndërhyrjeve kirurgjike, deri tash. Kjo është hera e dytë këtë vit që ORL njofton për raste kur kikirikët kanë rrezikuar jetën e fëmijëve dhe të njëjtit janë shpëtuar nga mjekët.

Klinika e Otorinolaringologjisë ofron shërbime për të gjitha qytetet e Kosovës, përfshirë edhe një pjesë të veriut të Shqipërisë. Aty është trajtuar me sukses edhe një paciente, të cilës i kishte depërtuar një gjilpërë në rrugët e ushqimit, teksa stomatologu po trajtonte dhëmbin e saj në një ordinancë private, përfundon njoftimi i QKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak2 ushtrimet më të lehta dhe pa dhimbje për shtatzënat janë këtu
Artikulli i rradhës Beyonce ekspozon të gjitha prapaskenat e shtatzënisë në filmin e saj të ri

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.