Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kinezi jetoi me shkop të ngulur në fyt për tetë vjet

Jetë 19/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një burrë nga provinca Liaoning në Kinë jetoi me dhimbjen e një shkopi 12 cm të ngulur në qafë për tetë vjet.

Burri i njohur vetëm me mbiemrin Wang e gëlltiti aksidentalisht shkopin metalik gjatë një vakti nën ndikim të alkoolit në vitin 2018, transmeton Telegrafi.

Pas një ekzaminimi fillestar, mjekët kishin këshilluar një operacion që do të përfshinte prerjen e anës së qafës së tij për të nxjerrë enën.

Në vend që ta hiqnin menjëherë, 46-vjeçari “alkoolik” u tha mjekëve se nuk donte t’i pritej qafa nga frika, duke vendosur të jetonte me shkopin e ngulur në fyt, duke toleruar vite të tëra shqetësimi dhe dhimbjeje.

Në atë kohë ai raportoi se kishte ndjerë “shqetësim periodik” sa herë që hante, por nuk kishte probleme me frymëmarrjen.

Ai e bindi veten se ky ishte thjesht një “reagim normal” ndaj konsumit të alkoolit.

Wang kërkoi ndihmë mjekësore vetëm kur dhimbja u intensifikua dhe u bë tepër e vështirë për të gëlltitur.

Ai nuk ishte në gjendje ta largonte më dhimbjen dhe kërkoi ndihmë nga mjekët në spitalin e Dalian.

Për fat të mirë për të, kirurgët e nxorën me sukses shkopin duke përdorur një teknikë minimalisht invazive përmes gojës së Wang.

“Ai na tha se një shkop ishte bllokuar në fytin e tij. Mendova se ndodhi tani, por ai tha se kjo ndodhi tetë vjet më parë”, tha Dr. Huang Weipeng për South China Post.

Për fat të mirë, kordat vokale të burrit nuk u prekën ose u dëmtuan rëndë nga shkopi, dhe ai pritet të shërohet plotësisht. Wang u lirua nga spitali vetëm disa ditë pas operacionit.

Artikulli paraprakRritet numri i lindjeve në Kosovë gjatë muajit mars
Artikulli i rradhës A ka rrezik infeksioni nga manikyri dhe pedikyri? Ja çfarë thonë ekspertët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.