Përfaqësues të Kolegjit të Kirurgëve Amerikanë gjatë ditës së djeshme kanë vizituar kolegët e tyre në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK.
Drejtori i Klinikës, Dr. Ferat Sallahu, ka bërë të ditur se në takimin ndërmjet kirurgëve kosovarë dhe amerikanë është biseduar për shkëmbimin e ideve lidhur me avancimin profesional në kirurgjinë kosovare.
“Nga ky takim na u premtua ndihma në edukim për kirurgët e ri si dhe shkëmbimin e përvojave nga kirurgjia Amerikane si dhe mënyra e rregullimit të protokolleve në kirurgji. Besojmë dhe shpresojmë në bashkëpunimin nga ky kolegj i cili në gjirin e vet kishte mbi 80 mijë anëtarë, e nga të cilët na u premtua që drejtpërdrejt të gjithë kirurgët e vendit ton të jenë pjesë e këtij Kolegji”, ka deklaruar Sallahu. /Gazeta Shneta/