Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgëve nuk iu mjaftojnë 1200, i duan rreth 4 mijë euro për ta ndërprerë grevën

Lajme 04/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgët e QKUK-së kanë vendosur që ta vazhdojnë grevën, përkundër që shteti ua dyfishoi pagat me miratimin e Ligjit për Pagat. Përfaqësuesi i kolegjiumit të kirurgëve, Dr. Arbër Morina, ka thënë se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, e quajti historike ditën e shtunë kur Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin e Ri për paga në bazë të së cilit mjekëve do t’u rriten të hyrat mujore nga 600 në 1 mijë e 200 euro.

Por, siç duket, mjekët e QKUK-së, saktësisht kirurgët po e shohin ndryshe nga Ismaili vendimin për paga. Ata nuk e kanë ndërmend ta ndalin grevën, të cilën e kanë nisur tash e shtatë javë, deri në realizimin e kërkesës së tyre, rritjen e pagës në koeficientin 10.

Kështu ka deklaruar për Gazetën Express, gjatë ditës së hënë, Arbër Morina, kirurg, njëherësh përfaqësues i Kolegjiumit të Kirurgëve në QKUK.

“Meqë Parlamenti i Kosovës, në votimin për Projektligjin për Paga, nuk ka marrë parasysh kërkesën tonë për rritje të koeficientit në nivel të gjykatave dhe prokurorëve e që konsiderojmë është një kërkesë e jona modeste dhe e bazuar në kriteret në bazë të të cilave indeksohen”, deklarojnë kolegjiumi i kirurgëve

Tutje ata thonë se nuk do të ndërpritet greva deri në realizimin e kërkesave, siç thonë ata, që të rregullohet koeficienti dhe si krahasim ata kanë marrë kryeprokurorët e shtetit, të cilët janë ranguar në koeficientin 10.

“Ne e vazhdojmë grevën me kërkesën e njëjtën dhe nuk do ta ndërpresim atë deri në realizimin e saj”, thuhet në deklaratën e Kolegjiumit Profesional të Kirurgëve dhe Specialistëve tjera të ShSKUK-së.

E me grevën e kirurgëve nuk po pajtohet Federata Sindikale e Shëndetësisë. Blerim Syla, kryetar i kësaj sindikate i tha të hënën Expressit se nuk ka koment për grevën, të cilën, pavarësisht rritjes së pagave, po e vazhdojnë kirurgët e QKUK-së.

Syla kohë më parë kishte thënë se koeficienti 10, nënkupton pagën deri në rreth 4 mijë euro, nuk i përket standardeve të Kosovës, pasi paga minimale në Kosovë para miratimit të buxhetit të vitit 2019 ishte rreth 170 euro.

Megjithatë, greva në shëndetësi fillimisht ishte organizuar nga Federata Sindikale e Shëndetësisë më 26 dhjetor të vitit të kaluar dhe kishte zgjatur vetëm 72 orë. Më pas kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, pas takimit me zyrtarë qeveritarë kishte hapur rrugën për dialog social, duke urdhëruar që greva të ndërpritet. Por, kësaj kërkesë nuk i janë bashkuar mjekët kirurgë, të cilët grevën e nisën më 17 dhjetor dhe pavarësisht thirrjeve për ndërprerje të grevës, ata ende po vazhdojnë.

Ndërkohë, në bazë të koeficientit të ri, mjekët specialistë tani do të paguhen nga 1,200 euro pagë bazë bruto në muaj, nga afro 600 sa ishte gjerë tani.

Por, derisa të vijë koha e kësaj page, mjekët dhe të gjithë shërbyesit e tjerë të cilëve iu ngritën pagat do të duhet të presin disa muaj.

Një nga amendamentet e miratuara dje thotë se vendimet hyjnë në fuqi plot nëntë muaj pas publikimit të vendimeve në gazetën zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Kësisoj, pagat me ngritje do të vijnë vetëm në fillimin e tremujorit të fundit të këtij viti./GazetaExpress/

Artikulli paraprakNënave nuk po ua tregojnë gjininë e bebes nga frika e abortimit
Artikulli i rradhës Dedikimi emocional i gruas së Arian Dacit: Lamtumirë dashuria e jetës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.