Nënave shtatzëna nuk po ua tregojnë gjininë e bebeve nga frika se do t’i abortojnë ato. Kjo po ndodh në spitalet publike në Britaninë e Madhe, shkruan metro.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.
Poashtu bëhet e ditur se mamitë nuk po guxojnë t’ua tregojnë gjininë nënave, nga frika se mund të gabojnë gjatë ekzaminimit.
Disa prindër të inatosur kanë vendosur që të vizitohen tek mjekët privat për të mësuar gjininë e bebeve. “Kemi pas kërcënime se do të ketë ndjekje ligjore nëse ua gabojmë gjininë bebeve. Poashtu shumë gra e kanë ndërprerë shtatzëninë kur kanë mësuar se po presin vajzë”, ka thënë një mami.
Rrjeti i Spitaleve NHS e kanë konfirmuar se e kanë ndërprerë shërbimin që iu tregonte prindërve gjininë e bebes, për shkak të ofendimeve ndaj personelit mjekësor. /Gazeta Shneta/