Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgjia Maksillofaciale në QKUK pajiset me një Ortopan 3D

Lajme 04/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për herë të parë, nga themelimi i saj më 1983, kjo klinikë është pajisur me një Ortopan 3-Dimensional të teknologjisë së fundit

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale në QKUK, ku ka përuruar pajisjet e reja të cilat janë blerë për këtë klinikë.

Për herë të parë, nga themelimi i saj më 1983, kjo klinikë është pajisur me një  Ortopan 3-Dimensional të teknologjisë së fundit.

Shërbimet që janë kryer deri sot nga qytetarët në institucione private, si rentgeni i kockave të fytyrës, kokës dhe dhëmbëve, nga tani mund të realizohen në QKUK, me imazhe shumë më të avancuara.

Ministri Ismaili tha se këto investime po bëhen në vazhdën e shtimit të shërbimeve mjekësore në institucionet publike shëndetësore.

“Interesi jonë kryesorë janë pacientët. Të gjitha këto investime që po bëjmë janë për të ndalur keqtrajtimin e tyre nga një klinikë në tjetrën, por edhe për të ruajtur xhepin e tyre. Sot është një ditë e lumtur për të parë kësaj klinike, këtyre profesionistëve shëndetësorë, po u shtohet edhe një shërbim i ri, i munguar prej kohësh.”, ka thënë ministri Ismaili

Më tej, ministri Ismaili tha gjatë këtij viti do të blihen edhe shumë pajisje të tjera për avancuar shërbimet mjekësore për qytetarët tanë.

Mjeku specialist i kësaj klinike, Shkëlzen Komoni, tha se në mungesë të kësaj pajisje, ata shpeshherë janë detyruar të kthejnë pacientët pa i marrë shërbimet e nevojshme mjekësore.

“Nga viti 1983, kur është themeluar kjo klinikë, ne nuk e kemi pasur një pajisje të tillë. Tani do të jemi në gjendje t’u përgjigjemi të gjitha kërkesave të qytetarëve për këto lloj shërbimesh”, ka thënë ai.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se po punohet çdo ditë që sistematikisht në të gjitha klinikat  të ketë shtim dhe përmirësim të shërbimeve shëndetësore.

Artikulli paraprakPediatri, temperaturat e larta shkaktojnë diarre dhe të vjella tek fëmijët
Artikulli i rradhës “Ju nuk e doni fëmijën më shumë se nana”

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.