Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Ju nuk e doni fëmijën më shumë se nana”

Jetë 04/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mamia nga Kosova, Razije Musa, nuk i kursen asnjëherë këshillat e saj kuptimplote të cilat rregullisht I poston në rrjetet sociale.

Mirëpo jo të gjithë mendojnë të njejtën gjë për fjalët që mamia Musa I flet, shkruan GazetaShneta.

Në publikimin e fundit ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një histori interesante dhe paksa irrituese, por që gjithsesi pasqyron një pjesë të mentalitetit të grave shqiptare.

Ajo ka treguar se si ishte ndeshur nga një grua shqiptare e cila i kishte thënë se nuk i pëlqenin “idetë moderne” të Musës.

“Dola për kafe dhe shoh një familje me një bebe, nana e re i thotë vjehrës ja kjo është Razija që na jep këshilla. Vjehra e saj kthehet nga unë dhe fillon bisedën pa asnjë pikë kulture, më tha se nipin e saj nuk e lejon të flej natën pa qorape sepse ashtu i ka rritur fëmijët e saj, më tha se nipi i saj do ushqehet prej muajit të gjashtë me ushqime familjare dhe më tha se unë po u’a fus në kokë idetë moderne nanave të reja”, ka shkruar ajo.

Kjo e kishte hutuar Musën e cila e kishte ndjerë më pas të nevojshme që t’i tregonte gruas se ajo nuk mund të përzihet në edukimin e fëmijës përderisa ai fëmijë ka prindër të vetëdijshëm.

“I thash zonjës me qetësi e shumë kulturë që nipi juaj nuk ka nevojë për qorape në gjumë aq më pak në pikun e verës, i thash se ushqimi duhet të filloj gradualisht e jo të fillohet me atë familjar sepse i bën dëm dhe në fund i thash atë që e priste nana e re, që ju jeni Gjyshja e fëmijës dhe se ju nuk do duhej të merrni primatin e të flisni për të”, ka shkruar më pas.

Razija ka qartësuar se këshillat e gjysheve janë gjithmonë të mirëseardhura mirëpo është nëna ajo që duhet të vendosë për mënyrën se si do ta rrisë fëmijën e saj.

Ajo ka bërë thirrje për të gjitha nënat duke u thënë që “ta mbledhin veten dhe të mos lejojnë askënd të marri vendime për to”./GazetaShneta/

Kliko për të lexuar postimin e plotë

 

 

Artikulli paraprakKirurgjia Maksillofaciale në QKUK pajiset me një Ortopan 3D
Artikulli i rradhës Qenushi i stresuar atëherë kur pronari është nën stres

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.