Kirurgu i QKUK-së, Dr. Baton Kelmendi, ka bërë një paralajmërim pas arritjes së marrëveshjes për koalicion nga LVV dhe LDK.
Kelmendi, i cili është zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka paralajmëruar për zbatimin e rendit dhe ligjit nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.
Ai ka postuar një fotografi të burgut të sigurisë së lartë i njohur si ‘Burgu i Dyzit’, me të cilin shpesh ironizohet për politikanët dhe zyrtarët e lartë të shtetit.
Kujtojmë se sot në ora 11 pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet Qeveria Kurti. /Gazeta Shneta/