Numri i vërtet i njerëzve të sëmurë nga virusi vdekjeprurës koronavirus, është më shumë se 75 mijë. Ky është rezultati i një kalkulimi shkencor i cili dallon shumë nga ai zyrtar.
Akademikët e Universitetit të Hong Kongut kanë publikuar një punim shkencor në prestigjiozen ‘The Lancet’, ku kanë bërë një përllogaritje të shpërndarjes së koronavirusit, shkruan bussinesinsider, transmeton Gazeta Shneta.
Në punim u përdorën të dhënat zyrtare të numri të të infektuarve, për të llogaritur numrin e vërtetë të njerëzve tashmë të prekur nga virusi dhe doli rreth 100 herë më lart nga shifrat zyrtare.
Shkencëtarët kanë analizuar numrin e rasteve në vendet jashtë Kinës dhe ka dal në disproporcion të madh me numrin e njerëzve që udhëtojnë nga Ëuhan në shtetet tjera.
Sipas rezultatit të punimit të tyre i cili është publikuar në fund të janarit, numri i njerëzve që janë prekur nga koronavirusi është 75 mijë e 815.
Shkencëtarët në Hong Kong kanë parashikuar që shkalla e virusit të dyfishohej çdo 6.4 ditë dhe sipas kësaj logjike numri i vërtet i të prekurve nga sëmundja do të duhej të ishte shumë më i lartë sesa që është.
Sipas shifrave zyrtare deri më sot mbi 17 mijë persona janë prekur nga koronavirusi, ndërsa të paktën 361 persona kanë ndërruar jetë deri më tani në Kinë. /Gazeta Shneta/