Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgu i QKUK-së pretendon se shëron diabetin, reagon mjeku shqiptar nga Gjermania

Lajme 05/01/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgu abdominal Dr. Arbër Morina po pretendon se sëmundja e pashërueshme e diabetit, në fakt mund të shërohet me metodat kirurgjike.

Morina në një postim në Facebook ka shkruar se “Diabeti Mellitus Tip 2 (Insulinë dhe Jo insulinvartës) ose sëmundaj e ‘sheqerit’ dhe Obeziteti morbid ose trashja mbinormale, Tashmë shërohen përjetësisht me një teknik minimale invazive me 99% sukses”.

Morina i ka thënë lamtumirë insulinës dhe të gjitha mjekimeve tjera dhe komplikimeve nga diabeti. Ai iu ka bërë thirrje pacientëve që të jetojnë jetën sepse ajo është vetëm një.

Por të menjëhershme kanë qenë reagimet nga kolegë të tij shqiptar në Gjermani. Një prej tyre, Ali Ademaj, madje i ka kërkuar Morinës që të heq postimin e tij për shkaqe të etikes mjekësore.

“Kjo është e pamundur. Në Klinikën Gjermane ku punojë unë, këso operacione i kena bërë qysh para 25 vjetësh, por asnjë pacient nuk u shërue nga diabeti dhe marrja e insulinës. I nderuari koleg është mirë që këtë postim ta largoni se është kundër etikës mjekësore”, ka shkruar Ademaj.

Në postimin e Morinës janë edhe disa komente tjera, reagime nga endokrinolog të cilët kanë hedhur poshtë mundësinë e shërimit të diabetit, e aq më pak me metoda kirurgjike.

“Zotëri a e din ti se diabeti melit është sëmundje e pashërueshme? Është sëmundje kronike, progresive metabolike trajtimi i së cilës bëhet me protokolle të caktuara ndërkombëtare. Bëhu serioz dhe puno në degën për të cilën ke kry shkollimin. Dr. Valton Saiti, internist – endokrinolog”, thuhet në një koment të postuar nga Ilir Saiti.

Kujtojmë se përveç Morinës edhe mjeku popullor Hetem Ramadani pati pretenduar se e kryen shërimin e diabetit. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakGjilan: Nëna shtatzënë ndërron jetë pak para lindjes, mjekët ia shpëtojnë foshnjën
Artikulli i rradhës Grimcat e smogut mund të arrijnë gjerë në placentën e gruas shtatzëne duke ndikuar në zhvillimin e fetusit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.