Kirurgu vaskular në QKUK, Dr. Luan Jaha, ka shfaqur anën romantike në raport me bashkëshorten e tij, mjeken pediatre Vlora Ismaili-Jaha.
Doktoresha Vlora sot feston ditëlindjen e saj dhe bashkëshorti i saj nuk ka hezituar t’ia shfaq dashurinë edhe publikisht.
“Në momentin që të pash rash në dashuri. Pastaj njoha jetën. Gëzimet m’u dyfishuan. Hidhërimet m’u ndanë për gjysmë. Me ty çdo gjë është kaq e lehtë. Urime Ditëlindja Zemër!”, ka shkruar kirurgu Jaha. /Gazeta Shneta/