Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prizren të Kosovës, ku vajza e familjes Krasniqi ka ardhur në jetë me një dhëmb të dalë para kohe.
Foshnja, Amelia Krasniqi ka ardhur në jetë më 7 janar 2019 dhe lindja e saj ka befasuar mjekët e familjen, ndërsa ka pushtuar edhe mediat kosovare me foton e publikuar me lejen e prindërve të saj.
I ati i vogëlushes, Arif Krasniqi ka thënë për “04 online” se Amelia ka ardhur në jetë me një dhëmb, pavarësisht se foshnjave dhëmbët nisin t’ju dalin pas 6 muajsh.
Ndërkohë mjekët i kanë thënë familjarëve të vazjës se asaj duhet t’i hiqet dhëmbi për të larguar rrezikun se mund t’i rrohet dhe ta gëlltitë.