Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo është foshnja shqiptare 8-muajshe që zhytet dhe noton në ujë

Jetë 28/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një foshnjë 8-muajshe që mban frymën dhe zhytet poshtë ujit, ishte çudia që u paraqit kamerave të emisionet “Edicionit Veror” në ABC News.

Edhe pse vetëm 8 muajsh, Francis i ka fituar tashmë reflekset e duhura që mund ta nxjerrin nga situata në rast rreziku, veçanërisht në hapësira ujore.

Mamaja e tij, Fixhi, shpjegoi për “Edicionin Veror” se qëllimi i saj, nuk ka qenë thjesht t’i mësojë notin, por ta mësojë të jetë i pavarur në çdo lloj situate.

“Dua që Francis të ketë besim tek vetja, që të mos ketë frikë as në ujë, pasi uji është i rrezikshëm. Nëse ia del në ujë, mund t’ia dalësh kudo tjetër.”Por, si lindi ideja e saj për t’i dhënë të birit leksione serioze për notin, edhe pse në javët e para të jetës? E gjitha nisi kur ai ishte fare i vogël; vetëm 3-javësh! (Video: minuta 05;08 -12;26 )

“Nese shikojmë në Youtube, ka plot video bebesh që i lëshojnë në ujë. Gjithmonë thoja me vete: “Uau, sa të zotë këta fëmijë. Si ia bëjnë? Si ia dalin?”, tregoi Fixhi, “Shtysa e parë në fakt, ka qenë im shoq. Kur lindi djali tha se do ishte mirë ta mësonim me not.”

“Mora edhe një trajnim personal, sesi të trajnosh bebet në ujë. Normalisht, sepse më duhet të mësoja çdo gjë. Edhe ndihmën e shpejtë në rast rreziku.”

Dhe mesa duket, Fixhi është e vendosur t’i trashëgojë Francis-it guximin e vet, pasi nuk ka frikë nëse në të ardhmen, ai do të kërkojë të merret me aktivitete akoma më ekstreme.

“Hedhja me parashutë ka qenë një ndër ëndrrat e mia, kështu që meqë mami nuk e bëri, le ta bëjë djali, pse jo edhe gjëra më të rrezikshme se ajo. Eksperiencat e rrezikshme janë më të bukurat. Absolutisht nuk kam frikë. Kam besim tek djali im.”/abcnews.al

Artikulli paraprakUshtrimet gjatë shtatzënisë me binjakë, a konsiderohen të sigurta? Ja ç’thonë ekspertët
Artikulli i rradhës Si ta mbroni nga gripi foshnjën binjake, kur sëmuret binjaku tjetër

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.