Një fotografi e një nëne me foshnjën e saj vetëm tre ditë pas lindjes me prerje cezariane është shpërndarë në Facebook më shumë se 56,000 herë, shkruan Daily Mail.
Autorja e fotografisë, 29-vjeçarja, Helen Aller nga Guernsey, e cila është në muajin e tetë të shtatzanëisë e ka bërë fotografinë e gruas së paidentifikuar, e cila ishte prerë në ‘sektorin C’, afër së cilit gjendet foshnja e saj e sapolindur, transmeton Indeksonline.
Fotografia preku ndjenjat e njerëzve anë e kënd botës, duke bërë që të shikohet rreth 11.5 milionë herë dhe të pëlqehet më shumë se 200,000 herë.
Helen, nënë e dy fëmijëve, në Facebook shkroi: “Nuk e prisja që kjo fotografi të pëlqehet kaq shumë.”