Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo është gjendja më shqetësuese e sindromit post – COVID, që përcillet një vit pas shërimit

Jetë 08/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një analizë e thelluar e të dhënave të shëndetit federal, tregon se njerëzit që kanë pasur COVID-19 janë në rrezik të shtuar të zhvillimit të komplikimeve kardiovaskulare brenda muajit të parë deri në një vit pas infektimit.

Komplikime të tilla përfshijnë crregullimin e ritmeve të zemrës, inflamacionin e zemrës, mpiksjen e gjakut, goditjen në tru, sëmundjen e arterieve koronare, sulmin në zemër dhe dështimin e zemrës, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Probleme të tilla ndodhin edhe në mesin e individëve më parë të shëndetshëm dhe atyre që kanë pasur infeksione të lehta COVID-19, sipas studimit nga Universiteti i Uashingtonit.

Hulumtimi është publikuar më 7 shkurt në revistën ‘Nature Medicine’.

“Ne donim të ndërtonim mbi kërkimet tona të kaluara mbi efektet afatgjata të COVID duke parë më nga afër se çfarë po ndodh në zemrat e njerëzve,” tha autori Dr. Ziyad Al-Aly, nga Universiteti i Uashingtonit.

“Ajo që ne po shohim është se COVID-19 mund të çojë në komplikime serioze kardiovaskulare dhe vdekje. Zemra nuk rigjenerohet ose nuk shërohet lehtë pas dëmtimit të saj. Këto janë sëmundje që do të prekin njerëzit për një jetë.”

Më shumë se 380 milionë njerëz në mbarë botën janë infektuar me virusin që nga fillimi i pandemisë.

“Rrjedhimisht, infeksionet COVID-19, deri më tani, kanë kontribuar në 15 milionë raste të reja të sëmundjeve të zemrës në mbarë botën,” tha Dr. Al-Aly.

Sëmundja kardiovaskulare – një term ombrellë që i referohet kushteve të ndryshme të zemrës, trombozës dhe goditjes në tru – është shkaku kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara dhe në botë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vlerësojnë se një në çdo katër amerikanë vdes nga sëmundjet e zemrës çdo vit.

“Qeveritë dhe sistemet shëndetësore në mbarë botën duhet të jenë të përgatitura për t’u marrë me kontributin e mundshëm të rëndësishëm të pandemisë COVID-19 në një rritje të barrës së sëmundjeve kardiovaskulare,” tha ai. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjermania synon lehtësimin e rregullave të COVID, farmacistët do të ofrojnë vaksinat
Artikulli i rradhës Infeksioni Sars-CoV-2 mund të rrit rrezikun e komplikimeve të shtatzënisë, sipas studimeve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.