Policia e Kosovës raporti gjatë ditës së djeshme se kishte gjetur një foshnjë të braktisur në rrugën “Qazim Bajraktari” në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së tha se foshnja e gjinisë femërore e posalindur, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Gjendja shëndetësore e bebes është e mirë dhe po trajtohet në QKUK.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazeta Shneta, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Klinikës së Neonatologjisë, Dr. Xhevdet Gojnovci.
“Foshnja është e posalindur dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile”, ka deklaruar Gojnovci.
Pas braktisjes së foshnjës, Policia ka arritur ta identifikojë edhe nënën e saj.
Për momentin ajo gjendet në klinikën e Gjinekologjisë.
Drejtoresha e kësaj klinike, Dr. Myrvete Paçarada, ka thënë se gjendja e nënës është e mirë porse nuk dihen arsyet e braktisjes. /Gazeta Shneta/