Shumë fëmijë i trajtonë prindërit e tyre me buzëqeshjen e bukur që i karakterizon sidomos kur këtë e bënë për herë të parë në mes të gjashtë javëve dhe javës së tetë.
Megjithatë, fëmija juaj mund të buzëqeshë para ose pas kësaj kohe.
Fëmija juaj dëshiron të komunikojë me ju dhe mund të shprehë ndjenjat e tij nga momenti kur foshnja ka lindur, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo është një nxënëse shumë e shpejtë, fëmija mund të përpiqet t’i imitojë fytyrat e prindërve apo të njerzëve të tjerë.
Bebet këtë tipar të shprehjes së fytyrës e kanë edhe në mitër, dhe fëmija juaj do të ketë qenë duke praktikuar këto disa muaj para se të ketë lindur.
Mbajeni fëmijën tuaj para jush, me largësi rreth 30 centimetra dhe pastaj flisni dhe këndoni me të.
Fëmija mund të vëzhgojë direkt në lëvizjet që ju bëni, kështu që ai/ajo fokusohet edhe më shumë dhe në fund jep një buzëqeshje të ëmbël./Gazeta Shneta/