Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FDA miraton paketën e parë të koleksionit të vetë-testimit për virusin HPV tek gratë

Femina 16/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), ka miratuar një set testi që do t’i lejojë gratë të mbledhin mostrat e tyre vaginale për ekzaminimin e Humanpapilloma virusin (HPV), një veprim që mund të rrisë zbulimin e hershëm tek ato që janë në rrezik për kancerin e qafës së mitrës.

Gratë do të jenë në gjendje të marrin mostrën në privatësi dhe më pas do të dërgohet për analizë, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.

Më shumë se gjysma e grave amerikane të diagnostikuara me kancer të qafës së mitrës kurrë nuk janë ekzaminuar ose ekzaminohen rrallë për virusin, tha prodhuesi i setit, kompania Roche në një njoftim për shtyp duke njoftuar miratimin e produktit.

“Me vaksinimet, mjetet novatore diagnostikuese dhe programet e shqyrtimit, arritja e qëllimit të OBSH-së për eliminimin e kancerit të qafës së mitrës deri në vitin 2030 është e arritshme”, tha CEO i komapnisë Roche Diagnostics, Matt Sause.

“Zgjidhja jonë për vetë-mbledhjen e HPV-së ndihmon në mbështetjen e këtij qëllimi duke reduktuar barrierat dhe duke siguruar akses në shqyrtimin e HPV-së duke i lejuar gratë të mbledhin privatisht mostrat e tyre për testimin e HPV-së.”

Çdo vit, rreth 11,500 gra amerikane diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës dhe rreth 4,000 gra vdesin prej virusit, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

HPV është shkaktari i njohur i më shumë se 95% të kancereve të qafës së mitrës, shtoi kompania Roche.

“Pothuajse të gjitha kanceret e qafës së mitrës shkaktohen nga infeksioni i vazhdueshëm me disa lloje të HPV-së”, tha Dr. Karen Knudsen, kryetarja e Shoqatës Amerikane të Kancerit (ACS), në një deklaratë.

“Vetë-mbledhja mund të zgjerojë aksesin në depistimin dhe të reduktojë barrierat, gjë që do t’u japë më shumë grave mundësinë për të zbuluar, trajtuar dhe përfundimisht mbijetuar kancerin”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEkspertët e gripit të shpendëve shprehin shqetësim për sigurinë e ushqimit në mes të shpërthimit të gripit në SHBA
Artikulli i rradhës Opsionet e trajtimit të kancerit të gjakut sipas Klinikës Mayo

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.