Shumica e suplementeve të melatoninës rekomandojnë marrjen e produktit rreth 20 deri në 60 minuta para gjumit, por marrja e tij më herët mund të jetë më efektive.
Një rishikim i kohëve të fundit në “Journal of Pineal Research”, sugjeron se marrja e dy deri në katër miligramë melatonine tre orë para kohës së dëshiruar të gjumit do të përmirësonte efektet e saj në nxitjen e gjumit, shkruan burimi Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
“Nivelet e melatoninës që ndodhin natyrshëm rriten rreth dy orë para gjumit, dhe kjo mund të jetë arsyeja pse doza e hershme që përkon me rritjen natyrale të melatoninës është e rëndësishme,” tha Thomas Michael Kilkenny, drejtor i Institutit të Mjekësisë së Gjumit në Spitalin Universitar Northwell Staten Island.
Kilkenny shtoi se melatonina ofron vetëm lehtësim të përkohshëm për njerëzit me probleme me gjumin. Ata me pagjumësi kronike – që kanë probleme me gjumin të paktën tre herë në javë për tre muaj – nuk kanë gjasa të përfitojnë nga melatonina.
“Një qasje e mirë është të përpiqemi të zbulojmë çështjet themelore dhe të punojmë mbi të, por ne mund të përdorim melatoninën si një ndihmë, por jo një kurë për pagjumësi,” tha Kilkenny. /Gazeta Shneta/


