Ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë në Kanionin e Matkës në Maqedoni ku ka mbetur e vdekur një kosovare shtatëzënë.
Derisa versioni zyrtar nga policia e Maqedonisë thotë se gruaja është nxjerrë në breg nga qytetarët dhe sipas njoftimeve të këtyre të fundit, ajo ende kishte pasur shenja jete.
Por në momentin që ka ardhur ndihma e shpejtë ata kanë konstatuar vdekjen e gruas e cila është Mirjeta Curri dhe përveç se ishte shtatëzënë kishte edhe një djalë të vogël, njofton Gazeta Express.
31 vjeçarja ka qenë së bashku me motrën e saj të cilat kanë qenë duke u shëtitur përgjatë lumit Treska, derisa gruaja kishte rrëshqitur dhe ka rënë në ujë.
Prokurori dhe një ekip nga SPB në Shkup kanë kryer një hetim në vendin e ngjarjes, derisa me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë është dërguar në autopsi në Institutin për Mjekësi Ligjore.