Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo është mënyra e duhur për t’ua dhënë ilaçet fëmijëve

Jetë 26/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ilaçet për fëmijë, para së gjithash për ata të vegjlit, prodhohen kryesisht në formë shurupi apo pluhuri i cili tretet. Nga pesha e bebes varet edhe doza e ilaçit, ndërsa mjeku do t’i përshkruajë saktësisht sa duhet të jepet në një dozë, në ç’kohë jepet dhe sa zgjat dhënia e ilaçit. Këtyre udhëzimeve duhet rreptësishtë t’u përmbaheni.

Para dhënies së ilaçit, bëjeni gati shiringën (pa gjilpërë) apo lugën e vogël. Beben duhet vendosur në pozitë gjysmë të ulur dhe duhet hedhur ilaçin në gojë – anash, sepse ashtu më së lehti do ta përpijë.

Gjatë dhënies së ilaçit kujdesuni për pjesët e ndjeshme të gojës së bebes. Pjesa më e madhe e receptorit të shijes gjendet në anën e parë dhe në mesin e gjuhës. Ngacmimi i qiellzës dhe i pjesës së prapme të gjuhës mund të shkaktojë vjellje.

Rajoni më i mirë për dhënie të ilaçit është midis anës së brendshme të gojës dhe të mishit të dhëmbëve, në drejtim të pjesës së fundit të gavrës së gojës.

(Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU)

Nëse ndodh që bebja ta pështyjë apo ta vjellë ilaçin menjëherë pasi t’ia keni dhënë, ose në periudhën deri në 10 minuta, duhet përsëritur procedurën me tërë dozën e caktuar.

Nëse e vjell pas njëzet minutave, nuk duhet përsëritur më, shkruan Telegrafi. Në rast që fëmija ka temperaturë të lartë, më parë duhet ulur temperaturën e pastaj t’i jepet ilaçi.

Preferohet që nëna t’ia japë ilaçin fëmijës, për shkak të marrëdhënieve të mira ndërmjet nënës dhe fëmijës. Duhet shmangur dhënia e ilaçit nga shishja, apo me lugën me të cilën ushqehet bebja.

Nëse bërtet dhe refuzon, dhënia e ilaçit duhet shtyrë për më vonë. Më parë duhet të qetësohet, të argëtohet dhe gjatë lojës të marrë ilaçin. Assesi nuk është mirë që me dhunë t’i jepet fëmijës ilaçi.

Shumica e ilaçeve absorbohet për rreth 30 deri 45 minuta. Në qoftë se bebja ka arritur ta mbajë ilaçin për aq kohë, nuk duhet plotësuar dozën.

Artikulli paraprakMjekët: Bëni këto shtrimet për të mbajtur aktivë muskujt vaginalë
Artikulli i rradhës Menaxherja e “Transformimit Farmaceutik” është person përgjegjës në një kompani private

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.