Rekomandimet më të shpeshta dhe më urgjente rreth pastrimit të fëmijëvë thonë njëzëri se “asnjherë nuk duhen lënë vetëm në banjë”.
Por është fakt i ditur së këta fëmijë një ditë do ta kërkojnë privatësinë e tyre dhe do e bëjnë sepse kanë plotësisht të drejtë, përcjellë GazetShneta.
Por para se ju t’ua plotësoni këtë kërkesë, së pari duhet të siguroheni që fëmija është plotësisht I gatshëm të pastrohet vetë; të dijë të pastroje flokët dhe trupin me detaje. E në anën tjetër duhe po ashtu të siguroheni nëse fëmija njëmend është i aftë të pastrohet vetëm.
Mosha 5-6 vjecare mund të jetë koha kur disa fëmijë bëjnë këtë kërkesë, por për disa të tjerë nuk do ketë problem deri sa t’i mbushin 9 deri 10 vjet.
Por sipas ekspertëve të intervistuar nga “Parenting”, mosha më e përshtatshme është 8 vjeçare.
Në këtë moshë fëmijët fillojnë të kuptojnë konceptin e vetkontrollit, sigurisë dhe privatësisë.
Andaj para se fëmija juaj të filloë këtë initacion të ri, sigurohuni fëmija njëmend po e kërkon sepse I gatshëm dhe jo veç pse e bezdis larja nga njëri prind. /GazetaShneta/