Kjo është historia prekëse e motrave binjake Kyrie dhe Brielle Jackson të cilat kanë lindur më 17 tetor të vitit 1995 në SHBA.
Të dy motrat peshonin 2 kilogramë dhe Brielle ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Gazeta Shneta.
Motra medicinale Gayle Kasparian bëri gjithçka për ta qetësuar, derisa iu kujtua një metodë e cila ishte provuar si e suksesshme në Evropë.
Infermierja i vendosi motrat binjake në një inkubator dhe këtu ndodhi mrekullia.
Brielles iu rikthye gjendja normale, iu përmirësua niveli i oksigjenit dhe temperatura. Ajo filloi të marr frymë lirshëm dhe ndaloi si qari.
Gjatë ditëve në vazhdim shëndeti i saj u përmirësua.
Megjithëse është e pamundur të konstatohet nëse përmirësimi i shëndetit të Brielles ishte tërësisht për shkak të kontaktit me motrën e saj binjake, ajo iu rikthye jetës tek pasi Kyrie u vendos në inkubator me të.
Binjaket u dërguan pas disa ditësh në shtëpi me babanë dhe nënën dhe historia e tyre u shpërnda nëpër të gjitha mediat.
Në fotografinë më poshtë mund t’i shihni motrat si duken tani. /Gazeta Shneta/