Kerry Hutchinson, 35 vjeç nga Rugeley, nga Staffordshire në Britani të Madhe e ka nisur këtë betejë kohë më parë sipas “The Sun”. Kjo e fundit e ka publikuar historinë e një nëne zemërthyer që ka humbur 22 fëmijë, por që nuk dorëzohet. Ajo ka varrosur 3 fëmijë, ka mbajtur funerale për 2 prej tyre, ka dështuar 16 herë dhe sapo ka humbur fëmijën e fundit që jetoi vetëm 20 sekonda.
Sipas doktorëve kjo grua është shumë e shëndetshme por plotësisht “e pafat” në këtë punë. Ajo u është drejtuar tashmë medieve për të marrë mbështetjen e opinionit publik dhe për të zbuluar shkakun e vdekjes së fëmijëve të saj. E ka mbajtur për vete deri tani dhimbjen dhe dëshpërimin. Fëmijën e parë, një vajzë e ka mbajtur në krahë vetëm 12 orë.
Mjekët i kishin thënë se kishte kancer në qafën e mitrës të cilin e kishte hequr me operacion ndaj edhe i kishin sygjeruar të provonte prap për shtatzëni. Pavarësisht këtij problemi, mjekët pohojnë se ajo gëzon shëndet të plotë.
“Do të jem nënë në këtë botë, ose në tjetrën” – thotë 35-vjeçarja ndërsa shton se kërkon të dijë arsyen e vdekjes së fëmijëve të saj edhe pas lindjes. Bashkëshorti thotë se po mbledhin para për të kryer analiza të tjera. / Gazeta Shneta