Një ndër fazat e rëndësishme të rritjes së fëmijës është edhe fillimi i ushqimeve solide.
Për këtë, mamia Razije Musa ka këshilluar se duhet pasur kujdes se në cilën moshë filloni t’a ushqeni fëmijën tuaj shkruan Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
“Ideale është të filloni me gjashtë muaj e jo më herët por rastet specifike i diskutoni me pediatrin e fëmijës.”, ka thënë ajo në rrjetin social Facebook.
Mes tjerash, ajo ka bërë të ditur se mbingarkesa dhe kombinimet e shumta nuk preferohet.
“Kombinimi i frutave apo perimeve me përmbajtje pothuajse të njejtë poashtu është gabim.
P.sh patatja e ëmbël nuk kombinohet me karrotë sepse ka shumë karroten, por as bananja me dardhë se ka shumë sheqer.”.
Shumë shpejtë, mamia pritet të ndajë me prindërit ciklin e këshillave me ushqime për fëmijë, e kjo padyshim që do të jetë një ndihmesë e madhe, sidomos për prindërit e rinjë./Gazeta Shneta/