Nuk ka asgjë veçanërisht krijuese në lidhje me këtë njoftim të shtatzënisë. Por kjo videon po bëhet virale për shkak të gjyshes së ardhshme.
Gruaja që filmon videon, Christine, i ka thënë nënës së saj se është shtatzënë dhjetëra herë. Nëna e saj ka Alzheimer, sëmundje e cila rezulton në harresë, dhe sa herë që e dëgjon gjyshja e ardhshmë këtë, reagon me befasi dhe kënaqësi çdo herë.
Qasja e Christine është zakonisht e njëjtë: “Mami, a e din se unë jam duke lindur një fëmijë?”
Ndërkohë që ky njoftim i shtatzënisë është unik, incizimi i një reagimi të gjyshes ndaj shtatzënisë është pothuajse gjithmonë një ide e mrekullueshme.