Që kur filloi pandemia e koronavirusit, të gjithë jemi njohur shumë më tepër me maskat e fytyrës.
Por midis maskave të fytyrës të tipit DIY, maskave blu mjekësore, maskave të gjata që përfshin dhe qafën si dhe shumë opsioneve të tjera të mbulimit të fytyrës, mund të jetë e vështirë të dini se çfarë të përdorni për të mbrojtur veten dhe të tjerët – nga virusi transmeton Gazeta Shneta.
Tani, një superkompjuter japonez që pretendon të jetë më i shpejti në botë ka kryer testet dhe ka identifikuar se cili lloj i maskës së fytyrës zakonisht i disponueshëm është më i sigurt kur bëhet fjalë për kufizimin e përhapjes së mikrobeve dhe viruseve.
Përgjigjja: Maskat standarde të disponueshme blu-mjekësore.
Sipas burimit Nikkei Asian Review, superkompjuteri japonez i njohur si “Fugaku” kohët e fundit zhvilloi simulime që përfshijnë lloje të shumta të maskave.
Aty u zbulua se maskat blu mjekësore që shihni tek një pjesë e madhe e njerëzve që i përdorin janë më efektive në bllokimin e pikave të lëshuara kur një përdorues kollitet, krahasuar me maskat e tjera të bëra nga pambuku ose poliesteri.
Rezultatet e kërkimit të superkompjuterit Fugaku u njoftuan më 25 gusht nga Instituti Rikken, i cili është një institucion kërkimor-qeveritar japonez.
Për sa i përket mburojave të fytyrës, studiuesit zbuluan se megjithëse pikat e mëdha ngjiteshin në brendësi të mburojës, ato më të vogla ishin në gjendje të shpëtonin përmes boshllëqeve anash dhe në fund të mburojes.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
E thënë gjithçka dhe më herët, maska që është më efektive në parandalimin e përhapjes së virusit është maska N95, të paktën sipas Administratës së Barnave dhe të Ushqimit (FDA).
Por, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nuk rekomandojnë që publiku i gjerë të përdorin maskën N95 sepse ato janë furnizime kritike që duhet të rezervohen për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe personelin tjetër mjekësor. /Gazeta Shneta/