Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo simptomë e rrallë mund të nënkuptojë se keni një rast të rëndë me Covid-19

Jetë 02/01/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekziston një listë në dukje e pafund e simptomave që lidhen me koronavirusin – disa janë të çuditshme, ndërsa të tjerat janë aq të zakonshme sa mund të anashkalohen lehtësisht.

Por disa nga simptomat më të rralla mund të jenë ato për të cilat duhet të shqetësoheni. Në fakt, ekspertët thonë se një simptomë e rrallë si kjo mund të tregoj që ju keni një rast shumë të rëndë Covidit dhe ajo është gjendja e shfaqjes së buzëve mavi (blu) shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanë një listë të “shenjave paralajmëruese të urgjencës” për Covid, të cilët janë tregues se duhet të kërkoni menjëherë kujdes mjekësor urgjent. Ndër ato simptoma është shfaqja e buzëve ose fytyrës blu.

“Buzët blu, të njohura ndryshe si cianozë, janë një simptomë Covidi që kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore sepse konsiderohet si një shenjë e privimit të oksigjenit, shpjegon infermiere Jenna Liphart Rhoads.

Sipas infermieres Rhoads, një mungesë oksigjeni në gjak-  bën që buzët e dikujt të marrin një ngjyrë blu. Kjo ka të ngjarë të jetë shenja më e dukshme e privimit të oksigjenit sepse “lëkura e buzëve është shumë e hollë”, duke e bërë cianozën të dukshme në këtë pjesë të trupit.

“Dikush me një rast të rëndë të Covidit mund të ketë buzë blu nëse inflamacioni në mushkëri ishte i mjaftueshëm për të ulur sasinë e oksigjenit që po merrnin mushkëritë dhe indet në trup” shpjegon ajo.

Sidoqoftë, infermiere Rhoads thotë se buzët blu si një simptomë e koronavirusit është mjaft e pazakontë.

Dhe zakonisht njerëzit ka të ngjarë të shfaqin simptoma të tjera të frymëmarrjes të tilla si kollitja dhe gulçimi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëto janë shenjat më të hershme që keni infeksion Sars-CoV-2, zbulon studimi i fundit
Artikulli i rradhës Kjo çështje shëndetësore mund të ndërlidhet me një diagnozë të rëndë Covidi, zbulon CDC

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.