Një dado është duke u përballur me akuzat për vrasje në tentativë pasi ajo thuhet se ishte filmuar duke hedhur me dhunë një fëmijë në një krevat fëmijësh.
Mamaja Annemarie Theron krijoi një aparat të fshehur, pasi ajo vuri re disa shenja në qafën, shpatullat dhe nën këmbët e vajzës së saj nëntëmuajshe Laila.
Sondazhet e kapura në shtëpinë e saj në Namibi tregojnë se si dadoja e hedh beben në krevatin e saj sikur të ishte një lodër, shkruan Daily Mirror.
Më pas bashkëshorti i saj Johan njoftoi policinë dhe dado u arrestua të premten.
Dadoja u paraqit në gjykatë të hënën për t’u përballur me akuzat për abuzimin e fëmijëve, sulmin dhe tentativën për vrasje.