Në Klinikën Amerikane Dr. Behar Kusari, procesi i rrugëtimit drejt prindërimit po mbështetet gjithnjë e më shumë nga teknologjia moderne dhe standardet më të larta të kujdesit mjekësor.
Fertilizimi i asistuar sot po bëhet më i sigurt dhe më i saktë falë sistemeve inovative si RI Witness, i cili garanton identifikim të saktë dhe siguri maksimale në çdo fazë të trajtimit laboratorik dhe klinik, përcjell Gazeta Shneta.
Sipas Dr. Trina Nushi Jahjaga, përdorimi i këtyre teknologjive bashkëkohore rrit ndjeshëm besueshmërinë e procedurave të fertilizimit të asistuar dhe përmirëson suksesin e trajtimeve. Ajo thekson se kjo qasje u ofron çifteve më shumë siguri, transparencë dhe qetësi gjatë një procesi emocionalisht dhe fizikisht të rëndësishëm.
Klinika Amerikane Dr. Behar Kusari vazhdon të pozicionohet si një nga institucionet që integron teknologjitë më të avancuara në shërbimet e fertilitetit, me fokus në rritjen e cilësisë dhe sigurisë për pacientët. /Gazeta Shneta/




