Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika “Dr. Behar Kusari” rihap shërbimin për frytnim të asistuar, fillon punën pas pandemisë

Këshilla për shtatzëna 06/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” ka rihapur shërbimin për frytnim të asistuar dhe do të fillojë punën pas përfundimit të pandemisë në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga vet klinika në një postim në faqen zyrtare ku thuhet se Klinika Amerikane ka marr nën përkujdesje të gjitha embrionet, pasi të njëjtat kishin qëndruar për rreth 1 vit në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. “Të gjitha tanket e embrioneve janë pranuar në klinikën tonë dhe vazhdojnë të menaxhohen tashmë nga ne”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.

“Mirëpo, për arsye të qarkores informative të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë për qështjen e pandemisë së Coronavirusit (COVID 19) momentalisht të gjitha institucioneve shëndetësore private dhe publike, na është ndaluar që të ofrojmë shërbimet elektive, por vetëm ato emergjente”, thuhet tutje në njoftim.

Klinika ka deklaruar se është në shërbim të pacientëve që kanë nevojë për informata për këtë çështje.

Njoftimi i plotë:

Të dashur PACIENTË të Klinikës Amerikane “Dr. Behar Kusari”

Për arsye të korrektësisë dhe përgjegjësisë ndaj secilit pacientë, dëshirojmë të ju informojmë që Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” tashmë ka RIHAPUR shërbimin e Frytnimit të Asistuar Mjeksor dhe të gjitha tanket e embrioneve janë pranuar në klinikën tonë dhe vazhdojnë të menaxhohen tashmë nga ne.

Mirëpo, për arsye të qarkores informative të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë për qështjen e pandemisë së Coronavirusit (COVID 19) momentalisht të gjitha institucioneve shëndetësore private dhe publike, na është ndaluar që të ofrojmë shërbimet elektive, por vetëm ato emergjente.

Për secilin pacient që dëshiron të informohet rreth procedurës ku kanë mbetur apo për informata shtesë, ju mirëpresim të na kontaktoni. Gjithashtu ju garantojmë që ky shërbim tashmë mund të ofrohet nga klinika, duke bashkëpunuar me po të njejtin staf mjekësor dhe administrativ, si dhe të gjitha embrionet e pacientëve që ndodhen në tanke janë nën kujdesin tonë, sipas protokolit dhe udhëzimeve të caktuara.

Ju urojmë shëndet dhe rekomandojmë kujdes të shtuar ndaj virusit COVID 19,

Me respekt,

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari”

Artikulli paraprakMSH anulon një kontratë për teste, të njëjtën ia jep një kompanie tjetër më të shtrenjtë
Artikulli i rradhës COVID-19 mund të infektoj deri në 70% të popullsisë amerikane para se të ngadalësohet, thonë ekspertët

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.