Sot është shënuar një arritje e rëndësishme për sistemin shëndetësor të Kosovës, pasi që Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka marrë akreditimin e plotë nga ICARe-HF, një prej programeve më të njohura dhe prestigjioze në Evropë për menaxhimin e insuficiencës kardiake.
Lajmin e ka bërë të ditur kardiologu Dr. Arlind Batalli, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shprehu krenarinë për këtë sukses të përbashkët, duke vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e pandalshëm të stafit mjekësor dhe infermieror në ofrimin e kujdesit sipas standardeve më të larta për pacientët me probleme kardiake, shkruan Gazeta Shneta.
“Kjo arritje është dëshmi e përkushtimit të pandalshëm të stafit tonë mjekësor dhe infermieror për të ofruar kujdes të standardeve më të larta për pacientët tanë. Falenderojme Prof.dr.Gani Bajraktarin për mbështetjen e pa rezerve” – shkroi Dr. Batalli në Facebook./Gazeta Shneta/



