Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pesëfish rrezik për alergji tek foshnjat e lindura me prerje cezariane

Këshilla për shtatzëna 07/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fëmijët e lindur me prerje cezariane kanë pesë herë më shumë gjasa të zhvillojnë alergji deri në moshën dyvjeçare, krahasuar me ata të lindur në rrugë vaginale ose natyrale.

Ky është përfundimi i një studimi të ri të kryer nga hulumtuesit në Spitalin Henry Ford, i paraqitur në takimin vjetor të Akademisë Amerikane të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë në San Antonio, shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.

Ky studim përforcon gjetjet e mëparshme që lidhin lindjen me prerje cezariane me një rrezik të shtuar për astmë, alergji ushqimore dhe probleme të tjera imunitare në vitet e para të jetës.

Sipas autores kryesore, Dr. Christine Cole Johnson, rezultatet mbështesin hipotezën e higjienës, e cila sugjeron se mungesa e ekspozimit të hershëm ndaj mikroorganizmave ndikon negativisht në zhvillimin e sistemit imunitar dhe rrit gjasat për alergji.

Ajo thekson se kalimi i foshnjës nëpër kanalin e lindjes mundëson kontakt me baktere të dobishme që ndihmojnë në formimin e imunitetit.

Ndërsa tek fëmijët e lindur me prerje cezariane, traktet e tyre gastrointestinale paraqesin një lloj mikrobiome “në rrezik”, që mund t’i bëjë më të ndjeshëm ndaj prodhimit të antitrupave Imunoglobulinë E (IgE) kur bien në kontakt me alergjenët.

Dihet se rritja e niveleve të IgE lidhet ngushtë me shfaqjen e astmës dhe alergjive të tjera. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
Artikulli i rradhës Klinika e Kardiologjisë në QKUK merr akreditimin e plotë nga një prej programeve më prestigjioze evropiane për insuficiencë kardiake

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.