Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Dr. Enver Fekaj, vazhdoi traditën e nisur nga Klinika e Kardiologjisë.
Fekaj ka njoftuar se në një ceremoni rasti janë shpërblyer me mirënjohje për titullin “Mjeku i Vitit” dhe “Infermierja e Vitit”, punonjësit e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale për vitin 2023, përcjell Gazeta Shneta.
Mes tjerash, përzgjedhja e më të mirëve është bërë nga vet stafi shëndetësor i klinikës, ka thënë Fekaj.
Ai nuk harron të shton dhe fakti e rëndësishëm që secili nga punonjësit e palodhshëm meritojnë mirënjohje për punën e realizuar përgjatë vitit 2023.
“…Fadil Beka, Bedri Braha, Valon Zejnullahu, Arben Haliti, Nexhmije Avdullahu, Antigona Berisha, Arjeta Metolli, Valbona Veliu, Razije Maxhuni, Aferdita Berisha”, janë emrat e shpallur për titullin “Mjeku i Vitit” dhe “Infermierja e Vitit”.
Fekaj, ndër të tjera ka shtuar se viti 2023 ka qenë i suksesshëm për Klinikën e Kirurgjisë Abdominale duke përmendur disa nga pikat kyçe që karakterizuan proceset e këtij vitit:
“…gjate ketij viti, ka pasur progres evident ne disa dimensione: Ne rritjen evidente te numrit te operacioneve, perfshirjen e patologjive te reja qe u trajtuan ne menyre laparoskopike, shkurtimin evident te kohes se pritjes per intervenime elektive te semundjeve beninje dhe redukimin e numrit te pacienteve te referuar per trajtim jashte institucioneve publike shendetesore!”.
Kështu ka njoftuar Dr. Enver Fekaj në komunikatën e plotë:




