Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

​Klinika e Neurologjisë kërkon më shumë infermierë

Lajme 02/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gati 1.000 raste me goditje në tru janë regjistruar gjatë këtij viti në Neurologji të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i kësaj klinike, Edmond Komoni thekson nevojën për numër më të madh të stafit, sa i përket infermierëve. Ai bën të ditur, gjithashtu, se janë në kërkim edhe të zgjerimit të infrastrukturës.

Ai thotë se rastet me goditje në tru janë më të shpeshtat në këtë klinikë.

“Ka 55 shtretër në dispozicion, ka numër të mjaftueshëm të mjekëve. Ndërsa, me infermierë kemi nevojë për t’i arritur standardet evropiane, aq më tepër duke ditur llojet e sëmundjeve që kemi me persona me vështirësi në lëvizje, të paralizuar, të cilët duhet të lëvizin. Nevojitet një staf më i madh në numër, sesa që e kemi tash”, ka thënë Komoni.

Ai shton se gjatë një dite realizohen 18 deri në 20 ekzaminime.

“Goditjet në tru janë sëmundjet më të shpeshta neurologjike dhe më të shpeshta që hospitalizohen në klinikë. Deri në këtë muaj kishim diku rreth 900 pacientë, duke i llogaritur ato goditje në tru të llojit iskemik ose pikës në tru, kurse pjesa tjetër janë gjakderdhjet në tru, të cilat përbëjnë një përqindje më të vogël, diku 15 për qind në krahasim me pjesën tjetër… Pothuajse kryhen 18 deri 20 EEG në ditë, që është më e madhe se standardi evropian”, është shprehur ai.

Komoni derisa përmend nevojën për zgjerim të infrastrukturës, tregon se për këtë ka kontaktuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë.

“Në aspektin e infrastrukturës, për shkak të aparaturave që kanë ardhur ndërkohë, kanë marrë një pjesë të hapësirave të cilat i kemi përdorur qoftë për diagnostikë apo administratë dhe janë zvogëluar pak këto hapësira, jemi në diskutim me drejtorinë e QKUK-së dhe SHSKUK-së. Kemi kontaktuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë, për të pasur mundësinë që të zgjerohet një pjesë e klinikës”, ka theksuar Komoni./RTV21/

Artikulli paraprakNë krejt Kosovën janë 115 anesteziologë
Artikulli i rradhës Si e ndikojnë IUD-të hormonale rrezikun për kancerin e gjirit?

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.