Studimet e fundit sugjerojnë se pajisjet intrauterine (IUD) hormonale mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit në mënyrë të ngjashme me pilulat kontraceptive. IUD-të janë forma e tretë më e zakonshme e kontrollit të lindjes në botë.
Ekzistojnë dy lloje IUD-sh: IUD-të me bakër, që nuk lëshojnë hormone, dhe IUD-të hormonale, që lëshojnë një formë sintetike të hormonit progesteron. Studimet e mëparshme kanë treguar se IUD-të hormonale mund të lidhen me një rrezik të rritur të zhvillimit të kancerit të gjirit, shkruan Medical Neës, transmeton Gazeta Shneta.
Kërkuesit nga Qendra e Kërkimeve për Kancerin në Danimarkë kanë gjetur një lidhje midis sistemeve intrauterine që lëshojnë levonorgestrel (LNG-IUS) dhe rritjes së rrezikut të kancerit të gjirit te femrat nga mosha 15 deri në 49 vjeçare, krahasuar me ato që nuk përdorin IUD hormonale.
Sipas të dhënave nga viti 2021, rreth 874 milion gra cisgjinore në mbarë botën po përdorin ndonjë metodë moderne kontraceptive, përfshirë kondomat, pilulat e kontrollit të lindjes dhe IUD-të. IUD-të përdoren nga rreth 17% e grave në nivel global.
Disa nga IUD-të hormonale, si Mirena dhe Kyleena, përdorin një lloj të veçantë të progesteronit sintetik të quajtur levonorgestrel.
Kjo studim i fundit, i botuar në revistën JAMA, përforcon gjetjet e mëparshme dhe thekson rëndësinë e vlerësimit të rrezikut të kancerit të gjirit në lidhje me përdorimin e IUD-ve hormonale. /Gazeta Shneta/


