Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika e Onkologjisë: Asnjë pacient nuk ka mbetur pa marrë terapinë e nevojshme

Lajme 29/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Onkologjisë ka reaguar ndaj raportimeve të fundit në media duke mohuar pretendimet se pacientët mbesin pa shërbime.

Përmes një njoftimi, nga kjo klinikë thuhet se asnjë pacient nuk ka mbetur pa terapinë e nevojshme dhe se trajtimi i pacientëve bëhet në përputhje me protokollet mjekësore në fuqi.

“Asnjë pacient nuk ka mbetur pa marrë terapinë e nevojshme dhe të gjithë pacientët janë trajtuar në përputhje me protokollet mjekësore në fuqi. Pretendimet se pacientët mbesin pa shërbime jetike nuk qëndrojnë dhe nuk pasqyrojnë realitetin në klinikë”, thuhet në reagim.

Sipas Klinikës së Onkologjisë, shërbimet ofrohen me kapacitete të plota dhe në kushte adekuate për trajtim.

Aktualisht, klinika disponon mbi 110 shtretër ambulatorë funksionalë, të cilët shfrytëzohen njëkohësisht për trajtimin e pacientëve gjatë orarit të punës.

Në reagim theksohet se kjo klinikë përfaqëson të vetmin institucion në rajon me këtë nivel kapaciteti që ofron shërbime të plota në sektorin publik, duke përballuar një numër të madh pacientësh çdo ditë.

“U bëjmë thirrje medieve dhe opinionit publik që të shmangin dezinformimin dhe të kontribuojnë në informim të drejtë dhe të balancuar. Klinika mbetet e hapur për transparencë dhe bashkëpunim me të gjitha palët”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Shneta/
Artikulli paraprakMenopauza ndikon ndryshe në çdo organ të trupit të gruas
Artikulli i rradhës Dyshimet e para: 48-vjeçari në Pejë u lëndua duke punuar me makineri, nuk u mbijetoi plagëve

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.