Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministria e Shëndetësisë planifikon 5 milionë euro investime për komunën e Shtimes

Lajme 07/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Ministri Arben Vitia/Komuna e Shtimes
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka vizituar sot komunën e Shtimes.

Vitia ka vazhduar takimet dhe vizitat në komunat ku së shpejti do të fillojnë investimet në sektorin e shëndetësisë, përcjell Gazeta Shneta.

Në komunën e Shtimes është planifikuar ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka ndarë buxhet në vlerë prej 1 milion e 250 mijë euro, si dhe ndërtimi i Entit Special në këtë komunë për të cilin janë ndarë 4 milionë euro.

Ministri Vitia gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu dhe kabinetin e tij, tha se përveç planifikimit për ndërtimin e projekteve kapitale, mbetet i përkushtuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Shtimes.

“Ishte kënaqësi takimi me kryetarin Aliu. Me projektet e reja të cilat u prezantuan nga kryetari dhe drejtori i shëndetësisë, është tregue se në shëndetësi qytetarët e Shtimes në të ardhmen do të kenë shërbime shumë më cilësore. Sot biseduam edhe për dy projekte me rëndësi, siç janë ndërtimi i Entit Special dhe i QKMF-së në këtë komunë, projekte të cilat do të jenë në fokusin tonë dhe prioritete si Ministri e Shëndetësisë”, tha ministri Vitia.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Shtimes shprehi falënderimin për angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë që Komuna e Shtimes të ketë investime të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë. Sipas tij, është lajm shumë i mirë që vëmendja e pushtetit qendror është kthyer edhe kah Komuna e Shtimes e cila ka qenë e diskriminuar sa i përket investimeve në sektorin e shëndetësisë.

Pas këtij takimi, së shpejti do të mbahet edhe një takim i radhës me të gjitha ministritë e linjës për të definuar procesin dhe përgjegjësitë në kuadër të shtimit të kapaciteteve dhe shërbimeve shëndetësore, si dhe ndërtimin e Entit Special dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Shtimes. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNëna nga Durrësi sjellë në jetë trinjakë
Artikulli i rradhës Klinika e Radiologjisë në QKUK: Nuk ka listë të pritjes për biopsi, zvogëlohet dhe lista e pritjes për Mamografi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.